Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Ka qenë nënkryetari i Partia Demokratike i cili ka deklaruar sot para mediave këtë veprim të PD-së.
Bylykbashi u shpreh se marrëveshja për Portin e Durrësit është një megaaferës korruptive dhe një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa privatë.
“Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin të Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj”, tha ai.
/abcnews.al/