Dursun Ozbek, presidenti i Galatasaray, foli për Mauro Icardin dhe të ardhmen e tij me klubin turk.
“Huazimi i tij është një sukses i vërtetë, PSG paguan pjesën më të madhe të pagës së tij.
Ta blejmë atë përfundimisht? Kjo varet nga kushtet ekonomike të klubit tonë, deri më tani nuk e di. Nëse francezët do të duan ta shesin përfundimisht, do ta diskutojmë më pas”, është shprehur presidenti i klubit turk./h.ll/abcnews.al