Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

60% e të punësuarve në Shqipëri të pakënaqur, më shumë se gjysma e tyre do të largohen jashtë vendit

schedule15:42 - 10 Nëntor, 2022

schedule 15:42 - 10 Nëntor, 2022

Rreth 60% e punonjësve në vendin tonë nuk ndjehen të kënaqur me punën e tyre në biznese apo institucione të ndryshme. Në Shqipëri pakënaqësia vlerësohet rreth 17 pikë më e lartë se në Kosovë.

Situata paraqitet e njejtë me para pandemisë dhe vjen kryesisht nga pamundësia për tu rritur në vendin e punës, pagës dhe të ndjerit i pavlerësuar. Përfundimet vijnë nga sondazhi i realizuar nga  EPPC një prej njohësve të tregut të punës në Shqipëri dhe Kosovë.



Gjashtë në 10 punonjës janë shprehur se mund të lëvizin në një kompani apo institucion tjetër në 12 muajt e ardhshëm. Ndërsa më shumë se gjysma e të punësuarve në Shqipëri dhe Kosovë kanë treguar se ka gjasa të lëvizin për një punë të re jashtë vendit.

Puna gjatë fundjavës dhe ditëve të festave mbetet problem i shumë  prej punonjësve në të dy vendet megjithëse krahasuar me tre vjet me parë sondazhi nxjerr në pah një  situatë më të përmirësuar.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!