Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Të maskuar me kapuç, dalin pamjet nga vjedhja e dyqanit me pajisje elektronike në Vlorë

schedule08:34 - 10 Nëntor, 2022

schedule 08:34 - 10 Nëntor, 2022

Një dyqan me pajisje elektronike është vjedhur mbrëmjen e 7 nëntorit në Vlorë. ABC ka siguruar videon në të cilën shihen dy autorët e ngjarjes teksa hyjnë në dyqan.

Njëri prej tyre shkelmon me forcë derën e dyqanit dhe më pas të dy hyjnë brenda.



Të maskuar me kapuçë në kokë ata qëndrojnë për rreth 1 minutë brenda ambienteve të dyqanit dhe më pas largohen me sendet e vjedhura.

Dyqani ndodhet në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale Industriale. Nga ana tjetër, mëngjesin e 8 nëntorit, Blutë e Vlorës shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën dhe për të marrë provat përkatëse.

Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e asnjërit prej autoërve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!