Sigurisht, të gjithë kanë shije të ndryshme. Këto kanë ditët dhe orët e tyre. Aq më tepër kur flasim për çifte, ku dëshirat duhet të përkojnë.
Megjithatë, një sondazh i ri tregon se për shumicën e njerëzve ka diçka të përbashkët kur bëhet fjalë për seksin. Pra, ky hulumtim zbuloi se koha më e njohur për seks është pak para orës 22:30 të së shtunës në mbrëmje, për të qenë të saktë, 22:24. Kjo sepse e shtuna është zakonisht një ditë pushimi, kështu që mbrëmja mund të jetë romantike, me një darkë dhe pak verë para televizorit.
Hulumtimi është publikuar në gazetën britanike “The Sun”, ku 42% e çifteve që kanë marrë pjesë kanë deklaruar se e shtuna është përgjithësisht dita e tyre e preferuar për seks. E diela doli e dyta me 26% dhe e premtja e treta me 22%.
Sa për pjesën tjetër të ditëve të javës, e katërta vjen e mërkura, e enjtja e pestë, e marta e gjashtë dhe e fundit, deri tani, e hëna. Hulumtimi është bërë me iniciativën e IllicitEncounters.com. Ai zbuloi gjithashtu se spontaniteti po zhduket ngadalë, për shkak të jetëve të ngarkuara të çifteve, pasi 45% e njerëzve deklaruan se planifikojnë takimet e tyre./abcnews.al