Nikolla: Po të mbaron koha. Berisha: Po vazhduat kështu protestën tjetër do e bëjmë para parlamentit

schedule17:29 - 9 Nëntor, 2022

schedule 17:29 - 9 Nëntor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish të flasë në foltoren e Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po vjedh shqiptarët.

Ai deklaroi se qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve nuk ka bërë asgjë për qytetarët, vetëm se po i largon përditë.

Ndërkohë që ka paralajmëruar edhe një tjetër protestë para parlamentit, në momentin që Kryetarja e Kuvendit i ka kujtuar kohën që po mbaron.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ju vidhni vidhni dhe vetëm vidhni. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030, shkon dhe i merr mbështetjen tjetrit dhe tërhiqesh. E kam burim të sigurtë këtë unë. Histori turpi, ja keni dhënë me shkrim një vendi që ka dhënë miliarda për Shqipërinë nga vitet 90-të deri më sot. Kënaqeni me rryshfetin në xhep dhe e anuloni, ndaj dhe ikin shqiptarët se e shohin që e keni bërë Shqipërinë një vend pa vlerë. Për vete jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si sulltan me avion me dhomë gjumi.

Nikolla: Po mbaron koha.

Berisha: Ça kohe thua. Data 12 po vjen, po vazhduan kështu protesta tjetër do të jetë para parlamentit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!