Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vijon ende numërimi i votave, por kush kryeson në 4 shtetet kyçe të SHBA-së

schedule12:23 - 9 Nëntor, 2022

schedule 12:23 - 9 Nëntor, 2022

Zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk po japin një verdikt të qartë se kush do ta drejtojë Senatin. Pas numërimit të votave në 31 nga 35 shtetet ku është votuar rezulton se si demokratët edhe republikanët kanë nga 48 vende në Senat.

Në katër shtete ende nuk ka përfunduar numërimi dhe në tre prej tyre diferencat janë shumë të ngushta. Konkretisht në Georgia kur janë numëruar 96% të votave, kandidati demokrat kryeson me vetëm 18 mijë vota.

Lexo edhe: Demokratët përmbysin rezultatin, garë e ethshme për kontrollin e Senatit

Në Wiscons senatori republikan kryeson kundrejt rivalit të tij demokrat me 33 mijë vota kur janë numëruar 94% të votave. Në shtetin e Arizonës situata është më e qartë pasi senatori demokrat kryeson me 108 mijë vota, teksa janë numëruar 67% prej tyre.

Shteti i katërt ku po numërohen votat është Nevada ku kandidati republikan kryeson me vetëm 23 mijë vota kur janë numëruar 80% e tyre. Për sa i përket Kongresit, situata duket më e qartë teksa republikanët kryesojnë me 207 vende të konfirmuara deri tani me 188 të demokratëve.

Republikanëve u duhen edhe 11 vende në Kongres për të marrë shumicën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!