Personalitetet më me ndikim të modës i përkasin shenjës së Peshores.
Dhe kjo nuk është rastësi sepse sipas astrologut Ryan Marquardt, Peshorja është më e veshura në dhomë, pasi është nën ndikimin e Venusit, planetit të bukurisë. Asaj i pëlqejnë gjërat e ndritshme dhe që bien në sy edhe nëse është një adhuruese e minimalizmit dhe ka një aftësi për të krijuar tendenca.
“Afërdita ndikon në mënyrën se si ne lidhemi jo vetëm me njerëzit, por edhe me ngjyrat, format dhe linjat”, komenton Marquardt.
Por ka edhe arsye të tjera pse kemi fatin të shijojmë miqësinë e një Peshoreje, përveç stilit të patëmetë. Siç shton astrologu, ata janë të shkëlqyer në komunikimin e ideve të tyre. Dhe shenja të tjera, si Binjakët dhe Ujori, kanë ide të mira, por Peshoret dinë të punojnë me të tjerët, duke i bindur që t’i ndjekin në vizionin e tyre personal.
Një karakteristikë tjetër e Peshores mund të funksionojë ose pro ose kundër tyre: Ata janë të mirë në negociata dhe kompromise, por deri në atë pikë sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për hir të të tjerëve, në mënyrë që t’i shohin ata që i rrethojnë të kënaqur. Vështirësia e vetme në miqësinë me një Peshore është se ndërsa dëshiron të mbetet i drejtë, ai mund të bëhet lehtësisht kritik. Ia vlen ta dëgjojmë, sado që kjo të na shqetësojë dhe t’i besojmë pikëpamjes së tij objektive. /abcnews.al