ONM: Shqipëria duhet të bëj më shumë për lirinë e shprehjes

schedule14:10 - 21 Qershor, 2019

schedule 14:10 - 21 Qershor, 2019

Liria e shprehjes dhe e shtypit në Shqipëri nuk është në standardet e duhura dhe ka disa problematika. Ky ishte konstatimi i 7 organizatave europiane për Lirinë e Medias të cilat zhvilluan një takim 3 ditor në Tiranë dhe më pas paraqiten një raport mbi gjetjet e tyre.

Shqipëria një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, nuk garanton dhe nuk mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit siç e parashikon ligji.

Ky shqetësim u raportua nga misioni i 7 organizatave Europiane për Lirinë e Medias i cili zhvilloi takime në Tiranë me gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Por përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, përpos shqetësimeve që përcollen kishin edhe disa këshilla veçanërisht për gazetarët

Organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe shtypit, theksojnë se të gjithë aktorët kryesorë duhet të tregojnë solidaritet me punonjësit e medias./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!