Nga se vuan Veliaj e Rama? Ilir Alimehmeti jep diagnozën e një mjeku

schedule18:48 - 7 Nëntor, 2022

schedule 18:48 - 7 Nëntor, 2022

Ilir Alimehmeti zyrtarisht do të kandidoj për drejtimin e Tiranës nën ngjyrat blu. I ftuar në programin e pasdites me Ermal Peçin në Abc News, ai tregoi se ashtu sikurse është një administrator i mirë për një komunitet më të vogël, krahasur kur je në drejtimin e një Bashkie.

Ermali gjatë bisedës e pyet nëse ka një diagnozë për disa nga figurat politike. Ndër to ishte kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-Presidenti Ilir Meta apo dhe Belind Këlliçi.

Për Edi Ramën, doktori nënvizoi se “vuan nga vetizolimi. Duke e parë veten jo pjesë të komunitetit po të izoluar për lart, pra dikush lart është shumë poshtë, situata e tij zgjidhet brenda personit. Është një gjendje… nëse personi nuk është në gjendje ta pranoj, është i vet shkaktuar, duhet të shohi brenda. Të bëj një introspeksion, ne duhet të punojmë për njëri-tjetrin, jo nga lart-poshtë”.

Ndërkohë për Sali Berishën pohoi se kërkon të bëj një hapje, kupton që ka një situatë ku ka një ngushtim situatash, emrash të rinj. Sipas tij, ky është shërimi që po kërkon Berisha.

Për Ilir Metën: “Ka arritur gjithë nivelet, kulmet, çdo post që është i mundur. Duhet të quhet i vetpërmbushur, madje që në moshë shumë të re, është nga rekordet. Ndoshta e vetmja gjë që është, është logjika, se njeriu kur arrin gjithçka nuk ka një objektiv më lart”.

Një tjetër emër që është lakuar për kandidim për Bashkinë e Tiranës është Belind Këlliçi. Për këtë doktori tha se është një djalë i ri, i shkëlqyer që ka dhënë kontribut, por duhet që në një moment mentorët të qëndrojnë për një çast më lart që fidani të rritet në hapësirën e tij.

“Ka nevojë për pak hapësirë, të krijoj atë unin e tij sepse i ka të gjitha mundësitë që të ketë linjën e vet.”

Teksa komentoi Erion Veliaj tha se ka më shumë prezencë seç duhet, kur në fakt ka më shumë punë se sa të jetë kudo ku mbillen bimët apo fidanët.

“Askush nuk e ka aftësinë e kudondodhjes, qeniet hyjnore, librat e shenjtë, njerëzit e thjeshtë, të vdekshmit e thjeshtë duhet të jenë sa më të thjesht përpara Zotit, të bëjnë punën e tyre sepse janë zgjedhur për këtë, jo për të mbjell fidanë apo vendosur gurë.”

A do ta uronte Erion Veliaj nëse do të fitonte? Në këtë situatë hipotetike, Ilir Alimehmeti nënvizoi se nëse do jenë zgjedhje të ndershme patjetër që do ta uronte.

Nëse gara do jetë e ndershme, e plotë, e saktë, unë i përkas një mentaliteti shumë të qartë të djathtë që respektoj lirinë dhe të drejtën e zgjedhësit dhe vendimarrësit, patjetër këtu nuk kemi diskutim. Me kusht që të kemi siguri dhe garë të drejtë.”/abcnews.al