Përmbushet amaneti i Kristaq Dhamos, “Tana” do të shfaqet në Korçë

schedule17:06 - 6 Nëntor, 2022

schedule 17:06 - 6 Nëntor, 2022

Nga Leontina Nikaj

Pas restaurimit, për “Tanën”, filmin e parë shqiptarë nis një jetë e re. 64 vite pas premierës së parë ai u shfaq në kinemanë e arkivit dhe së fundmi, Kinematografia shqiptare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Lumiere” në Francë.

Drejtoresha e Arkivit, thotë se publiku i huaj shprehu vlerësime për filmin

Në mes të nëntorit filmi do të projektohet edhe në Korçë , për të përmbushur amanetin e regjisorit të ndjerë i cili mbylli sytë këtë verë në moshën 89-vjeçare.
Drejtoresha e arkivit të filmit thotë se këtë vit do të restaurohen edhe 3 filma të tjerë, nga koleksione të ndryshme

Ndërkohë lidhur me debatin dhe ligjin për mbylljen e filmave, të cilët shtrembërojnë realitetin, Ndria thotë se filmat janë pjesë e historisë së kinematografisë shqiptare së bashku me dritë-hijet e tyre.

Për herë të parë ideja për mbylljen e filmave të periudhës së komunizmit u shfaq në vitin 2017.

Tashmë opozita ka ndërmarrë një nisëm ligjore për filmat dhe artin e para viteve 90. Ndërkohë që shumica e aktorëve dhe regjisorëve që kanë qenë protagonist të filmave janë të mendimit se: “koha dhe publiku do jenë gjyqtarët më të mirë rreth kësaj teme “. Por nga ana tjetër ata pranojnë se disa filma kanë nevojë të për përshkrim dhe përcaktim orari se kur duhet të shfaqen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!