Asnjë humbje jete dhe 19 raste të reja me Covid-19

schedule17:19 - 5 Nëntor, 2022

schedule 17:19 - 5 Nëntor, 2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 430 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit

5 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 430

Testime totale 1,999,594
Raste pozitive 331,919
Raste të shëruara 328,112
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Vlorë 19
Fier 15
Gjirokastër 9
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Korçë 2
Lezhë. 1