Të dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge: Kë po dërgon Putin për të luftuar në Ukrainë?

schedule15:25 - 5 Nëntor, 2022

schedule 15:25 - 5 Nëntor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon rekrutimin e qytetarëve me dënime të pashlyera ose të pazgjidhura për krime të ndryshme të rënda.

Rusët e dënuar për vrasje, grabitje, vjedhje, trafik droge dhe vepra të tjera të rënda sipas Kodit Penal të Federatës Ruse mund të thirren për shërbimin ushtarak, sipas ligjit.

Kjo bën të mundur mobilizimin e qindra mijëra njerëzve që janë dënuar me kusht ose janë liruar së fundmi nga kolonitë që më parë ishin të ndaluar të shërbenin.

I vetmi grup kriminelësh të përjashtuar nga dekreti janë ata që kanë kryer krime seksuale ndaj të miturve, tradhti, spiunazh apo terrorizëm. Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, rrëmbim avioni, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.

Kremlini ka mobilizuar tashmë 18,000 ushtarë shtesë mbi objektivin e tij prej 300,000 për të luftuar në luftën e tij në Ukrainë nga popullsia e përgjithshme mashkullore e Rusisë, tha Putin të premten. /abcnews.al