FIFA letër drejtuar ekipeve kombëtare të Katar 2022: Mos u tërhiqni në beteja ideologjike

schedule21:22 - 4 Nëntor, 2022

schedule 21:22 - 4 Nëntor, 2022

“Sky Sport UK” zbulon një letër të lëshuar nga FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino dhe drejtuar ekipeve kombëtare që së shpejti do të marrin pjesë në Kupën e Botës Katar 2022.

Në letrë për të cilën ka punuar edhe zyra e sekretares së përgjithshme Fatma Samoura, bëhet e qartë ftesa për përzgjedhjet e ndryshme dhe protagoniste tyre që të fokusohen vetëm te futbolli, duke lënë mënjanë protestat sociale.

“Të lutem, tani le të përqëndrohemi te futbolli. E dimë se ka sfida dhe vështirësi politike në të gjithë botësn, por ju lutem mos lejoni që futbolli të tërhiqet zvarrë në çdo betejë ideologjike që ekziston”, thuhej në një fragment të letrës./h.ll/abcnews.al