Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur tragjikisht pasditen e sotme në San Giorgio Monferrato, Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orë 15:00. Ai ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte.
Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se 42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash./Abcnews.al/