Johnny Depp dhe Joelle Rich, avokatja që e përfaqësoi në gjyqin për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar, nuk po takohen më. Lajmi se ata janë ndarë vjen vetëm pak muaj pasi mediat e huaja raportuan se mes aktorit hollivudian, 59 vjeç dhe avokates londineze kishte nisur një romancë.
Rich ishte në ekipin ligjor të Depp-it gjatë çështjes së tij për shpifje kundër The Sun, të cilën ai e humbi në nëntor 2020. Ai paditi gazetën në Mbretërinë e Bashkuar që e quajti atë dhunues të gruas së tij, Amber Heard por gjykata mbështeti pretendimet e gazetës britanike si “thelbësisht të vërteta”.
Rich nuk ishte pjesë e ekipit ligjor të tij gjatë gjyqit që u mbajt në SHBA kundër ish gruas së tij. Ndërsa ajo nuk e përfaqësoi zyrtarisht aktorin gjatë gjyqit, Rich ishte e pranishme për të treguar mbështetje në sallën e gjyqit. Ajo u fotografua disa herë me Depp gjatë kohës që mbahej gjyqi në Virxhinia.