Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Albanologu amerikan një jetë me gjuhën shqipe

schedule17:12 - 4 Nëntor, 2022

schedule 17:12 - 4 Nëntor, 2022

Albanologu amerikan Brian D. Joseph zyrtarisht bëhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akademiku Brian D. Joseph  prej 40 vitesh është marrë me studimin e gjuhës shqipe.

Qëllimi i tij është që të hap katedrën  e gjuhëve ballkanike dhe albanologjisë në universitetin Ohio State University.

Interesi për gjuhen shqipe i lindi pas studimit të greqishtes.

Gjuha shqipe, sipas tij është shumë e lashtë, por mungesa e dokumenteve  na bën që të jemi të kujdesshëm.

Josef dashurinë për shqipen ia paraqet edhe studentëve të tij.

Kërkimet për veçantin e  shqipes në rrafshin ballkanik është synimi i tij aktual.

Joseph në Akademinë e  Shkencave  paraqiti ligjëratën akademike “Rëndësia e shqipes për mua dhe për të gjithë: jeta ime me gjuhën shqipe dhe me gjuhësinë shqiptare”. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!