Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BSH: Rritja e normës shtrenjton kreditë, bankat të analizojnë situatën

schedule15:58 - 4 Nëntor, 2022

schedule 15:58 - 4 Nëntor, 2022

Inflacioni i lartë mbetet një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja e normës bazë të interesit do vijojë dhe është e detyrueshme  për të stabilizuar rritjen e çmimeve.

Kreu i bankës Qendrore pranoi ndikimin që këto masa kanë në shtrenjtimin e kredive dhe i bëri thirrje bankave që të analizojnë situatën për të ristrukturuar kreditë. Banka e Shqipërisë ka rritur 5 herë normën bazë të interesit  duke e çuar në nivelin 2.75%



Banka e Shqipërisë  ka sygjeruar se prioritet në buxhetin e  viti të ardhshëm duhet të jetë konsolidimi fiscal.Sipas Guvernatorit Sejko duhet bërë kujdes me kontratat konçesionare dhe skemën e sigurimeve shoqërore.

Për sa ai përket amnistisë Banka e Shqipërisë argumenton se kjo nismë ka një sërë rreziqesh për rritje të evazionit. Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike 3.5% këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një ngadalësim dhe rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.4%. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!