Çifti i njohur i showbizit, Haley Lu Richardson dhe Brett Dier i kanë dhënë fund fejesës dy vite më parë. Mirëpo, lajmi është bërë i ditur vetëm së fundmi nga vetë aktorët.
Ishte Haley që publikoi në rrjete sociale një foto krah ish-partnerit duke dhënë lajmin e ndarjes. Ajo ka treguar se këto dy vite i ka shfrytëzuar për t’u rritur dhe për t’u shëruar larg vëmendjes së mediave.
“Kjo jam unë dhe Brett. Ne në fakt u ndamë para dy vitesh. Jeta vazhdon dhe ne po ekzistojmë dhe po ja kalojmë mjaft mirë. Jam shumë e lumtur që i kalova këto dy vite duke u rritur dhe duke u shëruar pa e ditur interneti. Thjesht donim ta ndanim me ju dhe të ecim përpara tani”, ka shkruar aktorja./abcnews.al