E rëndë në Lushnje/ Humb jetën 48-vjeçari, pëson sulm në zemër teksa udhëtonte dhe përplaset me shtyllën

schedule12:46 - 4 Nëntor, 2022

schedule 12:46 - 4 Nëntor, 2022

Lushnjë  – Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcneës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!