Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Prioritet, masat për stabilizimin e çmimeve

schedule09:43 - 4 Nëntor, 2022

schedule 09:43 - 4 Nëntor, 2022

Banka e Shqipërisë ka dhënë opinioin në lidhje me buxhetin për vitin e ardhshëm.Sipas guvernatorit sfidë për ekonominë shqiptare mbetet rritja e çmimeve .Për të mbajtur nën kontroll inflacionin BANKA E Shqipërisë ka rritur ndjeshëm normën bazë të interesit e cila ndikon direkt në shtrenjtim të kredive.

Shqetësime u ngritën nga Banka e Shqipërisë edhe në lidhje me kontrata konCesionare dhe amnistinë fiskale.

Inflacioni i lartë mbetet një ndër sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja e normës bazë të interesit do vijoj dhe është e detyrueshme për të stabilizuar rritjen e çmimeve.

Kreu i bankës Qendrore pranoi ndikimin që këto masa kanë në shtrenjtimin e kredive dhe i bëri thirrje bankave që të analizojnë situatën për të ristrukturuar kreditë.

Banka e Shqipërisë ka rritur 5 herë normën bazë të interesit duke e cuar në nivelin 2.75%

Banka e Shqipërisë ka sugjeruar se prioritet në buxhetin e viti të ardhshëm duhet të jetë konsolidimi fiskal.

Sipas Guvernatorit Sejko duhet bërë kujdes me kontratat koncesionare dhe skemën e sigurimeve shoqërore. Për  sa i përket amnistisë Banka e Shqipërisë argumenton se kjo nismë ka një sërë rreziqesh për rritje të evazionit.

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike 3.5% këtë vit ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një ngadalësim dhe rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.4%./abcnews.al/