Një mjek, i cili është shumë i ndjekur në rrjete sociale, ka befasuar ndjekësit me teorinë e fundit. Doktori britanik Dr. Karan Raj paralajmëroi të gjithë çiftet, të martuar dhe jo, që flenë bashkë se po bëjnë një gabim të madh. Mund t’ju duket e çuditshme por gjithashtu dha një shpjegim për këtë.
“Në fakt, ne duhet të flemë gjithmonë vetëm sepse personi tjetër në shtrat me lëvizjet apo tingujt e tij na pengon të hyjmë në fazën REM të gjumit të thellë, i cili është i nevojshëm që trupi të pushojë”, thotë doktori. Duket se shumë çifte nuk u pëlqen të ndajnë një shtrat, ndaj ankohen shpesh për pagjumësi.
@dr.karanr Sleep divorce #sleep #dream #schoolwithdrkaran #learnontiktok #BRITsMOVER ♬ Home – Edith Whiskers
“Përveç kësaj, për të fjetur duhet të bjerë temperatura e trupit dhe kur kemi dikë pranë, kjo na rrit temperaturën e trupit, kështu që do të na duhet më shumë kohë për të fjetur”, shtoi mjeku. Ndërsa shumë u habitën nga ky sugjerim i tij, të tjerë nuk kursyen komentet qesharake.
“Më në fund dëgjoj për disa përfitime të të qenit beqar përjetësisht”, bëri shaka një burrë dhe shumë pranuan se preferojnë të flenë vetëm sesa me bashkëshortet e tyre. “E dua burrin tim, por e urrej të ndaj një shtrat me të”, deklaroi një tjetër përdoruese. /abcnews.al