Grabitja mes shqiptarëve në Mykonos: 5 ish-punonjës dhunuan biznesmenin e respektuar në ishull, e dinin kur ndante pagat

schedule22:10 - 3 Nëntor, 2022

schedule 22:10 - 3 Nëntor, 2022

Mediat në Greqi kanë sjellë detaje të reja nga rasti i grabitjes me shqiptarëve në Mykonos. Sipas asaj që raportohet pesë shqiptarët që kryen grabitjen kanë qenë punonjës të personit që dhunuan dhe vodhën.

Ata e qëlluan me levë hekuri në trup dhe në kokë dhe më pas i vodhën edhe 40 mijë euro që i kishte me vete. Duke qenë se kishin punuar për të, pesë ish-punonjësit e dinin kur bënte pagesat dhe kur kishte në qarkullim para.

Sipas informacioneve të protothema.gr, punëdhënësi shqiptar ka emër shumë të mirë në ishull dhe ka bërë bashkëpunime të shkëlqyera me njësi hoteliere të njohura dhe zinxhirë restorantesh ndërkombëtare. Ai e ka nisur çdo gjë nga zeroja dhe nga arritur të ndërtojë nga e para dy vila luksoze të cilat ua jep me qira turistëve gjatë verës.

Kështu duket se shqiptarët që punonin në kompaninë e tij e dinin se kur i bënte pagesat dhe kur kishte para, gjë që ndodhte kryesisht në ditët e para të çdo muaji. Dhe e vendosën në zyrën e tij, e rrahën dhe i morën 40 mijë euro që kishte me vete. Madje kanë arritur deri aty sa e kanë kërcënuar me pistoletë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur dje në orën 20.50 në zonën Drafaki të Mykonos kur pesë shqiptarët hynë në zyrën e kryekontraktorit.

Sipas dëshmive të viktimave, ata mbanin në duar shufra metalike dhe pistoleta Glock dhe kanë sulmuar kontraktorin dhe një bashkëpunëtor të tij. Viktimat u dërguan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Mykonos me makinë private ku iu dha ndihma e parë. /abcnews.al/