Pas 9 vitesh në Europa League, çfarë kishte bërë atëherë Juventusi

schedule14:19 - 3 Nëntor, 2022

schedule 14:19 - 3 Nëntor, 2022

Nëntë sezone më vonë, Juventusi ftohet të marrë pjesë në Europa League.  Asaj kohe Juve kishte Antonio Conten në stol dhe Gigi Buffon, Andrea Pirlo dhe Carlos Tevez në formacionin fillestar.

Bianconerët kanë qenë zhgënjyes në sezonin e tyre në Champions League këtë vit. Ata kanë humbur pesë në gjashtë ndeshje kundër Benfica, Paris Saint-Germain dhe Maccabi Haifa.

Ashtu si në sezonin 2013/14, Juventus përfundoi i treti në grupin e Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit dhe Galatasaray dhe përpara Kopenhagen. Më pas në Europa League italianët kaluan Trabzonspor, Fiorentinën dhe Lyonin përpara se të eliminohej nga Benfica në gjysmëfinale.

Një fund i çuditshëm për skuadrën e atëhershme të Juventusit që në pankinë kishin Antonio Conten, Andrea Pirlon, Paul Pogba dhe Arturo Vidal, dhe me Claudio Marchision. Natyrisht, vlen të theksohet se një vit më pas kjo skuadër arriti në finalen e Champions League me të njëjtin ekip. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!