Pse veprat e artistëve femra kushtojnë më pak se ato të meshkujve? E zbulon dokumentari i BBC

schedule13:33 - 3 Nëntor, 2022

schedule 13:33 - 3 Nëntor, 2022

Ka një hendek të madh pagash gjinore në botën e vlerësimit të artit. Vendi i grave në art është i nënvlerësuar, kjo pasi arti i grave po shitet për një të dhjetën e çmimit të artit të burrave sipas një dokumentari të ri të BBC Radio 4.

Në “Rillogaritjen e Artit”, gazetarja Mary Ann Sieghart eksploron se si arti i grave “fjalë për fjalë është i nënvlerësuar”. Ajo interviston artisten dhe autoren Helen Gorrill, e cila bëri një analizë të 5000 pikturave dhe zbuloi se pikturat e burrave shiten dhjetë herë më shumë se pikturat e grave!

Piktura më e shtrenjtë e blerë ndonjëherë ishte Salvator Mundi e Leonardo da Vinçit, e cila u shit për 450 milionë dollarë. Por piktura më e shtrenjtë e një gruaje u shit për më pak se një të dhjetën, një pikturë e Georgia O’Keefe, e cila u shit për 44.4 milionë dollarë, sipas Guardian.

Ky raport 1-10 shihet ende me pikturat e artistëve bashkëkohorë. “Është hendeku më tronditës i pagave gjinore që kam hasur në çdo industri,” tha Gorrill. Dhe për më tepër, kur një burrë nënshkruan pikturën e tij, vlera e pikturës rritet. Kur një grua e bën këtë, vlera ulet!

PSE NJË HENDEK I TILLË ÇMIMESH?

“Gratë artiste kanë dalë më keq sepse ka pasur një marrëveshje të pandërgjegjshme mes tregut, historisë së artit dhe institucioneve”, thotë Morris. “Dhe, ata u inkuadruan nga patriarkati.”

Sieghart përmend shembullin e “Historisë së Artit” të EH Gombrich, i cili është një nga librat më të shitur të artit të të gjitha kohërave, por përmend vetëm shkurtimisht një artiste femër./abcnews.al