Dhuna e opozitës në KZAZ, Duma: Vendi në kolaps se nuk ka institucione

schedule20:07 - 19 Qershor, 2019

schedule 20:07 - 19 Qershor, 2019

E pyetur për dhunën e opozitës në disa KZAZ në vend, Duma shprehet se policia po ndërhyn jashtë kompetencave të saj në asetet që administrohen nga bashkitë, ndërsa kundërshtinë e OSBE-së për dhunën në KZAZ e sheh si një kujdes normal të tyre.

“Kemi policinë që jashtë kompetencave të saj ndërhyn në asetet që administrohen nga bashkitë. Opozita është duke bërë misionin për të sjellë institucionet në këtë vend.

Është administrimi nga bashkitë i aseteve të tyre. Një kujdes normal i tyre përsa i përket materialeve zgjedhore”.

Sipas Dumës vendi është në kolaps se nuk ka institucione, ndërsa përgjegjësia bie mbi mazhorancën.

“Në situatën aktuale data e zgjedhjeve është dekretuar nga Presidenti është institucioni më i lartë ka botim në fletore zyrtare që e bën zhdekretimin të ligjshëm. Kemi policinë që jashtë kompetencave të saj ndërhyn në asetet që administrohen nga bashkitë.

Me kod zgjedhor nëse do kishte një datë zgjedhjesh. Nuk ka asnjë paqartësi. Nëse do hidhet poshtë zhdekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese. Data e zgjedhjeve botohet në fletoren zyrtare.

KQZ nuk është organi kompetent që diskuton mbi dekretin e Presidentit. Vendos vetëm Gjykata Kushtetuese. A duhet të mbajë përgjegjësi rama që nuk ka Gjykatë Kushtetuese? Padiskurim. A është vendi në kolaps se nuk ka institucione? Padiskutim mazhoranca është përgjegjëse se nuk ka Gjykatë Kushtetuese e institucione nuk ka institucion që kontrollon Parlamentin”.

Kërkesën për shkarkimin e Metës demokratja Grida Duma e gjykon si presion të plotë. Në studion e Mbrëmje në ABC Neës Duma tha se Presidenti ka ushtruar detyrat veta, në një kohë kur nuk funksionojnë institucionet kryesore në vend.

“Kërkesa për shkarkimin e Metës është presion i plotë. Presidenti ka ushtruar detyrat veta. Nëse ka një institucion që bën detyrat e veta është vetëm institucioni i Presidentit. Nuk ka as prokuror, as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë. Do ishte fatale nëse do ishte pjesë e nomenklaturës së Ramës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!