Banorët e fshatit Vane të Delvinës po rrezikon jetën teksa kalon nën urën që u shemb tre ditë më parë.
500 banorë kanë mbetur të izoluar. Kjo urë i lidh me rrugën nacionale Delvinë-Sarandë. Tani që lumi nuk ka shumë ujë prej mungesës së rrëshjeve e kanë më të lehtë të dalin e hyjnë në fshat.
“Nga lumi matanë shyqyr që lumi s’ka ujë.”
“Na sjell shumë problem, po doli uji mbetemi të izoluar. Janë 20-30 fëmijë që shkojnë në shkollë ca në Delvinë, ca në Mesopotam, ca në Sarandë. Me frikë i kalojmë.”
“Kur të nisë shiu do marrim zetorat do t’ju japim 1 mijë lekë, se s’kemi me çfarë të kalojmë. Këto dy tre ditë do nisë shiu.”
Është hera e dytë gjatë këtij viti, që ura shembet për shkak të punimeve të dobëta. Banorët ironizojnë.
“Ta heqin dhe këtë që ka mbetur ta japin për skrab t’ja japin lekët qeverisë se mos janë në borxh me botën!”
“Me çdo kalojmë të marrim ndonjë avion të kalojmë siç lëviz kryeministri.”
Ata nuk po shesin dot as prodhimet bujqësore dhe blegtorale në qytet. Kush ka furgona apo mjete të larta mund ti transportojë përmes lumit.
E pyetur nga Abc, Kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, tha se kanë vënë në djeni preferkturën dhe janë në pritje të asistencës teknike për riparimin e urës nga Ministria e Mbrojtjes.
Qilimi thekson kanë hapur këtë rrugë të përkohshme tek lumi e cila sic duket dhe nga pamjet nëse nisin reshjet e shiut nuk do të jetë funksionale.


