Bordi ndryshon sërish çmimet, shtrenjton benzinën, çfarë ndodh me naftën?

schedule15:23 - 2 Nëntor, 2022

schedule 15:23 - 2 Nëntor, 2022

Bordi i Transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më par dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme.

SHUMICA
Nafta 220 Lek
Benzina 200 Lek
Gazi 62 Lek

PAKICA
Nafta 232 Lek
Benzina 212 Lek
Gazi 74 Lek

Njoftimi: 

Vendim i Bordit të Transparencës – 2.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 1.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 961, + 32 nga data 31.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1057, – 31 nga data 31.10.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 119.27 ( +0.02 nga data 31.10.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!