Vajza e Harryt dhe Meghan, Lilibet hedh hapat e parë

schedule07:50 - 2 Nëntor, 2022

schedule 07:50 - 2 Nëntor, 2022

Lilibet po i mban në këmbë prindërit e Princit Harry dhe Meghan Markle, siç zbulohet nga Dukesha e Sussex në podcast-in e saj të ri Archetypes. Meghan në bisedën që pati me aktoren amerikane Pamela Adlon tregoi se si Lillibet, e cila festoi ditëlindjen e saj të parë qershorin e kaluar, filloi të ecte dhe të hidhte hapat e parë.

“Lili filloi të ecte. Ajo është një vjeç e 4 muajshe. Archie është 3 vjeç”, tha ajo e lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexi Lubomirski (@alexilubomirski)

Markle më pas përshkroi rutinën e saj të mëngjesit me Princin Harry dhe se si ata i përgatisin fëmijët, Archie dhe Lilybet për ditën e tyre.

“Nxitimi i mëngjesit jam i sigurt se do të bëhet më kaotik ndërsa fëmijët rriten.  Gjithmonë ngrihem me Lily duke zbritur shkallët e para. Gjysmë ore më vonë Archie ngrihet.” Ajo shtoi: “Më pas filloj të paketoj kutinë e drekës së Archie-t. Unë bëj mëngjes për të tre. Është shumë e rëndësishme për mua dhe më pëlqen shumë ta bëj. Mendoj se më bën të ndihem mirë se si e nis ditën time.”

Së fundi, ajo përmendi tre qentë e familjes. “Më pëlqen t’i ushqej vetë të tre qentë tanë. Sepse ne morëm një qen tjetër që e shoqëron Archie deri te dera për të shkuar në shkollë dhe është shumë i bukur” , shtoi ajo./abcnews.al