Mbrojtësi i djathtë i Bayernit, Benjamin Pavard, është shënjestruar nga Barcelona.
Gjigantët katalanas po kërkojnë të forcojnë anën e djathtë të mbrojtjes dhe 26-vjeçari konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë në listën e dëshirave të Xavi Hernandez, raporton Sport. Më herët, mediat raportuan për dëshirën e francezit për të ndryshuar klub.
Kontrata e Benjamin Pavard me Bayernin është deri në verën e vitit 2024. Këtë sezon, mbrojtësi ka marrë pjesë në 17 ndeshje, duke shënuar tre gola. Vlera e transferimit të lojtarit llogaritet nga portali Transfermarkt në 30 milionë euro. /G.D abcnews.al/