Pse u ndryshuan negociatorët? Berisha zbulon takimet “sekrete” me Alibeajn: E ka derën e hapur edhe sot

schedule21:09 - 1 Nëntor, 2022

schedule 21:09 - 1 Nëntor, 2022

“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”, kështu ka deklaruar Edi Paloka mbrëmjen e sotme pasi grupi i Enkelejd Alibeaj njoftoi se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka preferuar që të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociata, megjithatë ka theksuar se i vetmi kusht që kishin për grupin e Alibeajt kanë qenë “Primaret”.

Disa ditë më parë kandidati për Primaret e PD-së Belind Këlliçi theksoi në studion e Log. se Alibeaj nuk dëshironte të ishte negociator Gazment Bardhi, por u vendos që ai të ishte pas disa diskutimeve.

Gazetari Endri Xhafo, e ka pyetur sonte Sali Berishën në emisionin “Log.” se pse është ndryshuar negociatori dhe si kanë shkuar negociatat mes tij dhe Enkelejd Alibeaj në muajin gush-shtator.

Endri Xhafo: Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj me ndërhyrjen e një biznesmeni kanë kërkuar që të takohen dhe të negociojnë me ju në gusht-shtator. Çfarë kërkuan Alibeaj dhe Bushati?

Berisha: “Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi. Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.”

“Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë.” tha Berisha.

Sipas Berishës, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nis takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.

“Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plotë parti që i ka përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst.” tha Berisha.

Endri Xhafo: Është diskutuar se Helidon Buashti nuk ka eksperiencën dhe dikush ka thënë le të jetë Bardhi, dhe mbeti ai negociator?

Berisha: Bushatin e respektoj dhe e ka derën e hapur. Ata kanë ngarkuar Bardhin. Gaz Bardhi dhe unë i kërkova Edi Palokës një njeri që ka mbajtur lidhje në kohën e përplasjeve. U ulën biseduan me prirjen më të plotë për integrim për bashkim.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!