Ekzekutimi i Briken Sanajt, pistat ku po heton policia, viktima mund të jetë tradhtuar nga shokët

schedule16:11 - 1 Nëntor, 2022

schedule 16:11 - 1 Nëntor, 2022

Hetuesit dyshojnë se Briken Sanaj, i vrarë mbrëmjen e së dielës te Kodra e Diellit në Tiranë, është tradhtuar nga ndonjë prej të njohurve të tij.

Dyshimet e policisë lidhen me një sërë veprimesh të kryera në dy ditën e fundit. Kjo për faktin, se disa prej miqësisë së 39-vjeçarit me origjinë nga Lezha kishin dijeni që Sanaj do të vinte nga Itali në vendin tonë për dasmën e shokut të tij të ngushtë në Shëngjin, si dhe për faktin se pas ceremonisë, do të qëndronte për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit, në banesën e shokut të tij.

Banesa ku ai do të qëndronte është e shokut të tij. Për këtë fakt, edhe rojet e sigurisë private, ditën e ngjarjes pohuan se mjeti me të cilin hyri Sanaj në rezidencë si dhe identiteti që ai përdori ishte Anton Gjini.

Këtu lexoni të gjitha lajmet rreth vrasjes së Briken Sanajt 

Mësohet se ky i fundit është shoku i ngushtë i Briken Sanajt, që u martua ditën që 39-vjeçari u vra në kryeqytet. Edhe vendi ku autori i vrasjes qëndroi i fshehur pas një peme ulliri e me fushëpamje të qartë në garazhin ku do parkohej makina, ishte vëzhguar më së miri prej atentatorit. Kjo për faktin se nga pjesa e pasme e rezidencës ku ai hyri, nuk mbulohej me kamera sigurie.

Në vendngjarje, oficerët e policisë kanë siguruar një sërë provash për të cilat janë në pritje të përgjigjes së AND-së, që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve, që pasi kryen vrasjen, mjetin Benz e dogjën në Qafë-Kashar bashkë me kallashnikovin brenda.

Si pistë kryesore, hetuesit kanë atë të vrasjes për shkak të hasmërisë, pasi vëllai i Briken Sanajt, në vitin 2012 ka plagosur në Lezhë një person me origjinë nga Puka, pas konfkikteve që kishin për ngacmimin e një vajze.

Për këtë fakt, Policia dhe Prokuroria e Tiranës pritet të marrin në pyetje disa prej personave të familjes me origjinë nga Puka, me të cilët familja Sanaj ka konfliktet e hapura prej 10 vitesh./abcnews.al/