Nga Gerta Vasku
Konflikti mes dy ndërtuesve ka lënë pa shtëpi 120 banorë të një pallati në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Ata protestuan sërish këtë të martë përpara bashkisë, pasi kërkojnë që kjo e fundit të marrë në dorëzim objektin.
“Është ndërtuesi ai që po bën ligjin, jo investitorët. Pas përfundimit, objekti merret në dorëzim, në bazë të kolaudimit që bën bashkia nga investitorët. Bashkia nuk e ka bërë, ose e ka bërë dhe nuk dimë gjë. Kemi ardhur përsëri për të mësuar a janë sqaruar zotërinjtë që duhet të ishin sqaruar me kohë”.
300 banorë janë futur në shtëpitë e tyre, ndërsa 120 të tjerëve ende jo, pavarësisht se kanë shlyer të gjitha detyrimet financiare. Pretendimet janë se pallati ende nuk është kolauduar.
“300 familje janë futur dhe 100 të tjera të investitorit tjetër nuk janë futur”.
Dy pronarët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça janë në konflikt të hershëm me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Ata kanë rënë dakord në vitin 2014 për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por ortakëria përfundoi në dyert e gjykatave. Madje në 2021 Albert Allumca gjatë një përplasje fizike, plagosi ortakun, Sino Llanaj./Abcnews.al/