VIDEO/ Qytetari: Sa herë nxjerrim portofolin ja bëjmë “ëhhhh”, jemi kthyer në mashtruesa

schedule12:17 - 1 Nëntor, 2022

schedule 12:17 - 1 Nëntor, 2022

Çmimet e rritura të produkteve ushqimore po ua vështirësojnë çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve shqiptarë.

Në rubrikën “Box-pop” në Abcnews.al të gazetarit Ermal Vaka, qytetarët kanë rrëfyer se si po arrijnë tu bëjnë ballë rritjes së çmimeve.

“Me ëh… me vuajtje, sa herë futemi në dyqan ja bëjmë ëhhh… se na dhemb”, u shpreh një qytetarë ndërsa u pyet se si po i përballon çmimet.

Ndërkohë qytetari me humor ka treguar se shpesh kur nuk kanë para mundohet edhe të gënjejnë shitësit, duke marrë ushqime pa lekë në dorë dhe duke i kthyer ato disa ditë mbrapa.

“Ka ditë që s’kemi dhe i themi atij në dyqan do ti sjell cikë më vonë, ça të bëjmë”, u shpreh me tej qytetari.

/Abcnews.al/