Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga operacioni i shpëtimit të emigrantëve pas fundosjes së një anijeje në Ngushticën e Kafiresë.
Pamjet e publikuara janë filmuar nga Roja Bregdetare.
Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare , gjatë operacionit të shpëtimit, i cili po vazhdon, janë gjetur të gjallë nëntë emigrantë, asnjë prej të cilëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi. Emigrantët e shpëtuar janë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, në bordin e anijes që u mbyt ishin gjithsej 68 persona.
Personat në varkë kishin njoftuar autoritetet greke përmes 112, por pa dhënë vendndodhjen e saktë të varkës. Hetimet dhe kërkimet janë duke vijuar por kushtet e motit nuk janë shumë të favorshme. /abcnews.al/


