Është shtyrë sërish gjyqi për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer i cili u arrestua në Shqipëri, pasi u arratis nga Turqia me dy miliardë dollarë.
Edhe gjatë seancës së sotme është vendosur shtyrja e gjyqit, e cila është vendosur për në datën 10 nëntor në orën 12:00.
Pas seancës avokati i shtetasit turk, Klodian Skënderi, ka folur para mediave, duke kërkuar një proces të rregullt ligjor.
Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kur flitet për çështje ekstradimi të ketë një ngut kaq të madh.
Seanca e ditës së sotme e zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit ëhstë zhvilluar me tone të ashpra mes përfaqësuesit të shtetasit turk dhe prokurrisë.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë në 20 prill të vitit të shkuar, ndërsa u arrestua në 30 fusht të kërtij viti në Vlorë.
Për të është duke u zhvilluar dhe një sencë gjyqësore në Turqi ku kërkohet 40 mijë e 562 vite burg.
/Abcnews.al/