Kupa e Botës Katar 2022: Ukraina këmbëngul që FIFA të përjashtojë Iranin, dërgohet letra zyrtare

schedule10:05 - 1 Nëntor, 2022

schedule 10:05 - 1 Nëntor, 2022

Federata e futbollit ukrainas, në një letër drejtuar FIFA-s, ka kërkuar përjashtimin e Iranit dhe praninë e ekipit të tyre në Katar.

Për rreth 20 ditë do të startojë Kupa e Botës, me 32 ekipe të cilat kanë bërë gati valixhet për të udhëtuar në Lindjen e Mesme, megjithatë thashethemet e ditëve të fundit thonë se Ukraina kërkon përjashtimin e Iranit nga ky kompeticion dhe praninë e tyre.

Siç bën të ditur federata ukrainase, i ka dërguar ditën e djeshme një letër FIFA-s duke kërkuar dënimin e Iranit, i cili akuzohet se ka furnizuar dhe vazhdon të furnizojë Rusinë me armë që po i përdor për të pushtuar Ukrainën.

Në fakt, në fillim të letrës, ukrainasit ngrenë çështjen e shkeljeve të të drejtave të njëriut.

“Dulke marrë parasysh informacionin në media për manifestimet sistematike të shkeljeve të të drejtave të njëriut në Iran, të cilat mund të shkelin autoritetet dhe rregullat e statutit të FIFA-s”.

Megjithatë, argumenti i tyre kryesor është se Irani po merr pjesë tërthorazi në pushtimin rus.

“Duke pasur parasysh rezolutën 22.31 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe përfshirjen e pretenduar të Iranit në sulmin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, ne i kemi bërë thirrje FIFA-s që të shqyrtojë ndalimin e ekipit kombëtar të Iranit nga Botërori 2022”, thuhet në njoftimin e ukrainasve./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!