Shakira ndan videon prekëse nga spitali, i puth këmbët të atit të sëmurë

schedule09:24 - 1 Nëntor, 2022

schedule 09:24 - 1 Nëntor, 2022

Këngëtarja latine, Shakira po kalon një fazë shumë të vështirë në jetën personale pas ndarjes me Gerard Pique-n. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi, edhe ajo po përballet me shtrimin në spital të babait të saj.

Duket se Shakira përveçse një këngëtare e bukur dhe shumë e mirë, ka edhe aspekte të ndjeshme, të cilat nuk i fsheh. Ylli kolumbian nuk i largohet asnjë minutë nga i ati. Madje, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.

Në video, Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.

“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar Shakira në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Në postimin e saj të mëparshëm, këngëtarja kishte postuar fotografi nga Halloween, të cilat kishte shpjeguar se i kishte bërë për fëmijët e saj pasi donte që ata të ishin të lumtur./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!