Fansat e K-pop-it në mbarë botën janë në zi për humbjen e artistit Lee Ji-han. Artisti 24 vjeçar ishte mes më shumë se 150 njerëzve të vrarë gjatë festimeve të Halloween-it në Korenë e Jugut më 29 Tetor. 935 Entertainment, e cila përfaqëson Ji-han, konfirmoi lajmin tragjik.
“Ne jemi të trishtuar që japim një lajm të tillë sot, por Lee Ji-han ka ndërruar jetë në tubimin në Itaewon mbrëmë. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, të cilët janë të pikëlluar nga lajmi i papritur tragjik, si dhe për të gjithë ata që e kanë dashur atë“, thuhej në deklaratë.
Ji-han ishte një nga pjesëmarrësit në festë që u vra në tragjedinë e fundjavës për Hallowwen. Sipas CNN, vendi ka hyrë në një periudhë zie një javore ndërsa zyrtarët përpiqen të kuptojnë se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Policia tha se të paktën 150 nga viktimat janë identifikuar.
/abcnews.al