Gjykata e Shkodrës ka vendosur të ekstradojë në Itali me kusht Ilir Bajrin. Vendimi u mor për anëtarin e bandës së “Bajrajve” mbi bazën e kërkesës së Prokurorise së Shkallës Shkodër, përfaqësuar nga Prokuror Federik Laloshi.
“Në këto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes”, thuhet në vendim.
Pritet që koha preçize të mund të përcaktohet nga Ministria e Drejtësisë. Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se vetë shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtësi i tij avokat Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër brenda afatit ligjor./ABC News Albania 24/7