Lufta 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës, një mit apo realitet?

schedule12:07 - 30 Tetor, 2022

schedule 12:07 - 30 Tetor, 2022

History of Yesterday

Lufta 100- vjeçare është lufta më e debatuar brenda epokës mesjetare, sepse shumë historianë besojnë se kjo luftë në fakt nuk zgjati 100 vite, por ajo përfaqëson disa konflikte të vogla ushtarake dhe politike midis Anglisë dhe Francës gjatë shekullit të 14-të dhe 15-të.

Një nga zërat më të mëdhenj që e mbështet këtë teori është  historiani i famshëm britanik Ian Mortimer.

Kur dhe pse filloi lufta?

Anglia dhe Franca kanë një histori famëkeqe gjatë epokës mesjetare, saqë është e vështirë të thuhet se kur filloi kjo luftë.

Disa historianë besojnë se ajo filloi në 1337 me betejën e Cadsand kur Anglia sulmoi një komunitet të varfër francez për të filluar një konflikt me Francën. Të tjerë argumentojnë se lufta filloi në vitin 1340 kur Eduardi III mori titullin Mbret i Francës.

Problemi është se ka shumë konflikte midis Anglisë dhe Francës në fillim të shekullit të 14-të për të arritur në një përfundim solid se kur filloi lufta. Disa historianë madje shkojnë aq larg sa argumentojnë se lufta filloi në 1338 kur Franca u përpoq të merrte dukatin e Aquitaine ku një koloni angleze qëndroi në tokën franceze për gati 200 vite.

Megjithatë, me këtë teori, ka shumë probleme. Lufta për Aquitaine midis Anglisë dhe Francës filloi që në shekullin e 12-të. Për shkak të kësaj dhe shumë teorive të tjera, historianët nuk mund të arrinin në një përfundim se kur filloi lufta dhe pse, raporton abcnews.al.

Marrëdhënia mes Anglisë dhe Francës ka vazhduar gjatë shekujve, por ne të gjithë duhet të biem dakord se uria për pushtet dhe të qenit Perandoria udhëheqëse në epokën mesjetare ka të bëjë shumë me konfliktet mes të dyjave.

Ajo që është më interesante janë ngjarjet e ndodhura në këtë periudhë të debatuar që quhen “Lufta 100-vjeçare” (rreth 1337-1453) të cilat tregojnë qartë se lufta nuk zgjati kurrë 100 vite. ndërsa disa tregojnë se lufta zgjati edhe më gjatë se kaq.

Ajo që dihet me siguri është se lufta nuk filloi kurrë para vitit 1323 pasi Traktati i Parisit (1323) vendosi paqen midis dy kombeve të paktën për disa vite. Nga viti 1337 deri në vitet 1360, Anglia mundi Francën, duke marrë nën kontroll disa nga rajonet pranë kanalit anglez, njëri prej të cilëve përmendëm ishte Aquitaine.

Nëse lufta do të fillonte mbi këtë rajon, atëherë bazuar në atë që historianët besojnë, lufta do të kishte përfunduar në 1453 sepse ky është viti që Franca rimori kontrollin e rajonit nga Anglia, raporton abcnews.al.

Pra, nëse lufta bazohej në pushtimin e territorit, atëherë çfarë ndodhi me Calais?

Calais ishte rajoni i fundit francez i pushtuar nga Anglia dhe Franca mori kontrollin në 1558, pra 100 vite më vonë. Lufta është e mbushur jo vetëm me konflikte ushtarake, por edhe me veprime të dyshimta që kuptohen indirekt nga historianët.

Disa historianë që kanë rënë dakord me luftën 100-vjeçare konsiderohen dembelë, sepse në të vërtetë, bazuar në hulumtimin e bërë nga Mortimer, në këtë periudhë ndodhën pesë luftëra midis dy kombeve:

Lufta e parë (1333–1360) mund të përkufizohet nga dëshira e Eduard III për të kryer një fushatë të madhe ushtarake kundër francezëve në mënyrë që të njihet në histori si një Mbret i madh.

Ai me të vërtetë e arriti këtë dhe pas një periudhe mjaft të gjatë brenda nëntë viteve në vijim nuk pati asnjë konflikt të madh midis dy kombeve.

Lufta e dytë (1369–1389) mund të përkufizohet nga francezët që u përpoqën të marrin nën kontroll rajonet e pushtuara nga Anglia, kështu ishte që ishte pak a shumë një kundërofensivë e francezëve për luftën kryesore që filloi kryesisht nga Anglia.

Lufta e tretë (1399–1453) përkufizohet nga Mbretërit e Anglisë, të cilët kërkonin të ishin mbretër të dy kombeve.

Përveç Eduard III, Henri V ishte një mbret i tillë që me të vërtetë donte të ishte mbreti i dy kombeve dhe kjo ishte diçka e miratuar nga të gjithë brenda Anglisë, duke justifikuar shkakun e luftës për kombin.

Fundi i luftës?

Në fund të luftës, Anglia u tërhoq nga rajonet e pushtuara në Francë (përveç Calais) dhe lufta përfundoi të paktën kështu menduan, por pas 1453 u zhvilluan shumë beteja.

Dy periudha janë mjaft interesante dhe të rëndësishme.

1399 deri në 1413 pëfshin Henri V,  i cili u bë Mbreti i ri i Anglisë dhe dhe u përpoq të mbrojë rajonet e pushtuara nga Anglia brenda Francës, si dhe disa konflikte të vogla detare.

Gjithashtu edhe midis luftës së dytë dhe të tretë ka edhe 10 vite të tjera ku nuk ka ndodhur asgjë domethënëse.

Një tjetër lufte nga 1429 deri në 1453 përcaktohet nga Anglia, e cila zhvendosi fokusin e saj duke lënë disa nga vendbanimet e pushtuara brenda Francës për të vendosur trupat e tyre diku tjetër. Mbrojtja e kaq shumë rajoneve ishte e kushtueshme, raporton abcnews.al.

Ajo që është pjesa më e rëndësishme është se shumë konflikte kanë ndodhur pas vitit 1453. E njëjta gjë mund të shihet në pushtimin mongol të Europës në shekullin e 13-të.

Megjithëse pushtimi mendohet se ka zgjatur për rreth 100 vite, ka edhe shumë boshllëqe në të cilat asgjë nuk ka ndodhur realisht.

Megjithatë, kjo është pjesa interesante e historisë, në të shumtën e rasteve, nuk ekzistojnë të dhëna konkrete ose kanë humbur ose nuk janë gjetur kurrë, prandaj ne po diskutojmë duke përdorur këndvështrime dhe teori të ndryshme që për mendimin tim është ajo që e bën historinë kaq argëtuese.

/abcnews.al