Foto ilustruese
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 61-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Blutë bëjnë me dije se 61-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave.
Ngjarja
Valbona Davidhi ka zbardhur detajet tronditëse nga ngjarja në fjalë. Mësohet se vajza 15 vjeçe ka shkuar në dyqanin e 61 vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur në pjesën e sipërme të trupit. Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar së ëmës. Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi. Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61 vjeçarit.
/abcnews.al