Një rol ndryshe nga ccfarë jemi mësuar, mund të konsiderohet për Taylor Swift ai i Hirushes, pasi ylli ynë i muzikës country është mësuar me paraqitje më të freskëta dhe më të relaksuara, larg atyre të princeshave të Disney -t.
Këngëtarja amerikane ka ndarë videoklipin e dytë nga albumi i saj i ri me titull “Midnights” dhe ka interpretuar në mënyrën e saj historinë e Hirushes me këngën “Bejeweled”.
Në videoklipin e suksesshëm, Taylor Swift luan rolin e princeshës së dashur, ndërsa aktorja e “Jurassic Park” Lora Dern luan njerkën e saj të keqe. Motrat Haim shfaqen si motrat e saj të llastuara dhe i gjithë “Bejeweled” sillet rreth një kërcimi, ashtu si në përrallë.
Shijojeni videoklipin origjinal dhe të veçantë:
Njoftimi për publikimin erdhi nga Instagrami i këngëtares dhe bëri bujë te fansat e saj.
View this post on Instagram
Sipas Taylor Swift, videoja është “e egër, me imagjinatë dhe e krijuar posaçërisht për ju, fansat e mi të dashur, që keni shtruar këtë rrugë të ndritur”./abcnews.al