Këngëtari dhe solisti i grupit “Urban Band”, Endrik Beba është ndarë nga ish-partnerja e tij me të cilën ka edhe një djalë. Gjatë një interviste, Endrik nuk e ka përmendur në asnjë moment ish-partneren, madje tregoi se me djalin e tij merret më së shumti nëna e tij.
“ E ndjek dhe unë djalin por më shumë merret nëna ime, e cila e merr në shkollë dhe mësuesit thonë që është shumë fëmijë i edukuar”, u shpreh këngëtari në “Ditë pas Dite”.
Sakaq, së fundmi, ka prezantuar partneren e tij të re, e cila nga foto e publikuar është një vajzë brune dhe shumë simpatike./abcnews.al