Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas pasditen e së premtes. Mësohet se një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në vendin e quajtur kthesat e Dragastunjës.
Trajleri ka marrë përpara barrierat mbrojtëse të urës.
Shkak i aksidentit besohet se ka qenë shpejtësia tej normave, ndërsa të lënduar nuk ka pasur. Po hetohet për shkaqet e aksidentit. /abcnews.al/