Ambasadorët e BE ende pa një marrëveshje për hapjen e negociatave

schedule11:12 - 18 Qershor, 2019

schedule 11:12 - 18 Qershor, 2019

 

Pas një diskutimi të gjatë, ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një konsensus mbi konkluzionet finale lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu në Bashkimin Evropian.

Teksti do ti nënshtrohet ndryshimeve të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, që priten të diskutojnë mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut rreth orës 11.45.

Por ambasadorët kanë arritur një konsensus mbi thelbin e konkluzioneve që ka të bëjë me shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, për shkak të procedurave të brendshme të disa shteteve anëtare, siç është rasti i parlamentit gjerman, Bundestag që ka bërë të ditur, se do shprehet mbi vendimin në shtator.

Ambasadorët kanë formuluar një konkluzion sa më inkurajues për Maqedoninë e Veriut, ku përmendet edhe arritja e marrëveshjes së Prespës, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë./ABC News Albania 24/7