Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Putin nuk do të urojë Rishi Sunak për marrjen e detyrës si kryeministër i Britanisë, gjatë një konferencë për shtyp, shkruan skynews.
Gjatë konferencës, ai u pyet nëse Vladimir Putin do të uronte kryeministrin e ri të Britanisë, Rishi Sunak.
Çuditërisht, Peskov tha se presidenti rus nuk do ta bënte këtë, sepse Britania e Madhe është një ndër “vendet jomiqësore” që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.
Zyrtarët rusë kanë bërë ironi me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë, duke e quajtur procesin nga deputetët konservatorë si jodemokratik.
/abcnews.al