Nga Yves Bourdillon, World Crunch
“Europa po dëmton veten”.
Kjo është narrativa që u përhap fillimisht tek publiku po ashtu edhe tek ekonomistët: sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë do të kishin rezultat të kundërt.
Ato sanksione nuk do të dëmtonin Moskën, por do të çonin në mungesa të energjisë në Perëndim gjatë dimrit ndërsa Rusia pasurohet, falë rritjes së çmimeve të energjisë dhe fuqizimit të rublës.
Gjatë gjithë kohës, Moska do të jetë në gjendje të anashkalojë çdo embargo të eksportit të BE-së nëpërmjet tregut të zi ose falë Kinës.
Bashkimi Europian gjithnjë mazokist ka ndjekur verbërisht të gjitha politikat e SHBA-së, në vend që të mbronte realisht interesat tona duke mbrojtur një zgjidhje të shpejtë diplomatike, një formulë që në fund të fundit do të thotë “vetëm lëreni Putinin të marrë në kontroll të gjithë Ukrainën”.
Problemi i vetëm është se kjo narrativë është një mit.
Është një linjë retorike e bazuar në mungesën e të kuptuarit të objektivave reale dhe funksionimit të sanksioneve. Këto sanksione nuk synojnë aq shumë dobësimin e ekonomisë ruse, gjë që është e pamundur duke pasur parasysh burimet bujqësore të vendit dhe qëndrueshmërinë e njohur, raporton abcnews.al.
Në vend të kësaj, bllokadat synojnë të paralizojnë përpjekjet luftarake të Moskës dhe të dobësojnë industritë e saj kryesore civile – në fund të fundit për ta bërë të qartë se fitorja është e pamundur dhe të inkurajojnë rusët të tërhiqen nga Ukraina.
Por tani ka pasur prova se sanksionet po japin rezultatin e duhur.
Për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë të importuar, veçanërisht gjysmëpërçuesve, Moska tha të martën se ishte 15 vite prapa pjesës tjetër të botës në këtë fushë.
Disa objekte ushtarako-industriale u është dashur të shkurtojnë prodhimin apo edhe të mbyllen, të tilla si fabrika e raketave kundërajrore Ulyanovsk, fabrika e raketave ajër-ajër Vympel dhe prodhuesi i tankeve Uralvagonzavod, kompleksi më i madh i prodhimit në vend.
Sipas raporteve, Moska ndoshta nuk është në gjendje të rindërtojë 3000 raketat e saj, vendimtare për saktësinë dhe fuqinë e tyre, 75% e të cilave tashmë janë përdorur.
Një hetim nga Instituti Mbretëror i Shërbimit të Bashkuar (RUSI), një institut britanik i mbrojtjes dhe sigurisë, shqyrtoi 27 lloje të armëve ruse që u kapën, që tregon se të gjitha ato përmbanin komponentë thelbësorë nga 70 firma perëndimore, raporton abcnews.al.
Çdo raketë kalibr ka dhjetëra element që nuk janë prodhuar në Rusi.
Rusia u detyrua të blinte predha të Koresë së Veriut dhe drone iraniane. Është e vërtetë që Rusia mund të marrë elementë kritikë në tregun e zi, por është më e shtrenjtë, më pak e besueshme dhe kërkon më shumë kohë.
Disa elementë shumë specifikë, veçanërisht ata gjermanë, nuk mund të gjenden askund në tregun kinez. Moska tani përdor kryesisht të ashtuquajturat predha dhe bomba “memece”, që datojnë nga stoqet e saj të viteve 1970-1980.
Së fundmi ajo zbuloi se duhej të blinte predha të Koresë së Veriut dhe drone iraniane. Gjithashtu për shkak të të ardhurave publike të pakta për shkak të embargos perëndimore për blerjen e arit, qymyrit dhe metaleve, disa ushtarë nuk po paguhen.
Kjo ka kontribuar në refuzimin e tyre për të luftuar apo edhe për t’u dorëzuar. Një tjetër ndikim i sanksioneve është papunësia, e nxitur nga tërheqja e një mijë kompanive perëndimore.
Gjithashtu, inflacioni ka arritur në 15% dhe recesioni besohet të arrijë të paktën 6%. Industritë praktikisht po mbyllen njëra pas tjetrës. Për mungesës të pjesëve të këmbimit, avionët kanë filluar të zëvëndësojnë pjesët e konsumuara me ato të avionëve të tjerë.
Në maj dhe qershor, prodhimi i makinave ruse u ul me 20%, ndërsa shitjet e kompjuterëve ranë me 25% dhe telefonave celularë me 27%.
Kremlini pretendon se industria vendase do të jetë në gjendje të zëvendësojë importet, por kjo mbetet për t’u diskutuar duke pasur parasysh korrupsionin dhe largimin: 500,000 rusë janë larguar nga vendi këtë vit.
Në total, importet ruse u përgjysmuan në tremujorin e dytë në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në të vërtetë, kompanitë kineze hezitojnë të zëvendësojnë eksportuesit perëndimorë, nga frika se mos humbasin tregun e gjerë amerikan, i cili është shtatë herë më i madh për ato.
Rusia mund të ketë para por nuk ka treg për t’i shpenzuar.
Ulja e çmimit të naftës
Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, gjë që ka kënaqur vendet që kanë kundërshtuar vendosjen e sanksioneve. Me përjashtim të faktit se asnjëra prej tyre nuk synon tani naftën dhe gazin rus, për arsyen e thjeshtë se Perëndimi beson se ka ende nevojë për to.
Çdo luftë në shkallë të gjerë do të ushqejë tensionet në tregjet botërore të energjisë.
Ky duhet të ishte një paralajmërim.
Kjo shpjegon arsyen pse çmimet e naftës u rritën në 128 dollarë për fuçi në mars, pranë nivelit të lartë të të gjitha kohërave.
Por që atëherë ka rënë përsëri në 85 dollarë, nën nivelin e para pushtimit. Gazprom kishte dyfishuar çmimet e tij në dhjetë muajt para pushtimit, pra para se të zbatoheshin sanksionet perëndimore.
Ky duhet të ishte një paralajmërim për ne. Por përsëri, ne vazhdojmë të na thuhet se Europa po kërcënohet nga një dimër shumë i ftohtë.
Por a është kjo e vërteta?
Duke pasur parasysh fatkeqësinë aktuale për ushtrinë ruse, nuk është e pamundur që Ukraina të ketë rimarrë deri atëherë territoret e pushtuara nga Moska që nga fillimi i pushtimit.
Pra, çfarë kuptimi do të kishte të vendosej një embargo ndaj shitjeve të gazit dhe naftës?
/abcnews.al