Prokuroria kërkon shoqërim të detyrueshëm për Lulzim Bashën

schedule16:09 - 17 Qershor, 2019

schedule 16:09 - 17 Qershor, 2019

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhej të paraqitej në Prokurori. Organi i akuzës e ka thirrur si të pandehur për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha thuhej në shkresën e Prokurorisë duhet të paraqitej për të dëshmuar  me 17 Qershor ku do i komunikohej zyrtarisht akuza.

Gjithashtu nën hetim për këtë çështje, janë marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani si dhe ekonomisti i selisë blu Ilir Dervishi.

Me sa duket kreu i PD nuk është paraqitur sipas flete-thirrjes se prokurorisë dhe është kërkuar shoqërim i detyrueshëm për të në dt. 20 qershor.(në perditësim)/abcnews.al