VIDEO/ Në tokë dhe në ajër, Alef Aeronautics prezanton makinën fluturuese

schedule09:51 - 25 Tetor, 2022

schedule 09:51 - 25 Tetor, 2022

Alef Aeronautics prezantoi një koncept interesant të një makine fluturuese, e cila është po aq e mirë në rrugë dhe në ajër. Modeli A është planifikuar të dalë në treg në vitin 2025 dhe çmimi do të jetë 300,000 dollarë. Përveç dizajnit, ai ka një sistem unik të drejtimit që e dallon atë nga konkurrenca.

Modeli A përfaqëson një zgjidhje moderne për nevojat e trasportit urban dhe rural në shekullim e 21-të“, tha CEO i kompanisë, Jim Duchovni. Alef ka testuar prototipin që nga viti 2019 dhe pretendon se modeli do të kalojë 180 kilometra në tokë dhe 320 kilometra në ajër.

Një paraqitje kompjuterike e Alef Model A që fluturon përpara

Ndryshe nga makinat e tjera fluturuese, Modeli A nuk ka krahë klasikë, as rotorë/helikë të dukshëm. Pas ngritjes (vertikale), ajo kthehet anash dhe anët e saj bëhen “krahë”. Kabina me dy persona rrotullohet në drejtim të fluturimit, siç tregohet nga simulimi kompjuterik:

 

/abcnews.al